Sunday , July 22 2018

TAKIMI XHAFERI-BRGLEZ, SLLOVENIA E MBËSHTET MAQEDONINË NË PROCESIN EURO-INTEGRUES

Republika e Sllovenisë e cila që nga viti 2004 është pjesë e familjes së madhe evropiane do ta mbështesë Maqedoninë në procesin euro-integrues. Këtë e bëri të ditur kryeparlamentari slloven Milan Brglez pas takimit që zhvilloi me homologun e tij kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Brglez theksoi se rruga për të realizuar qëllimet para bashkësisë ndërkombëtare do të jetë më e lehtë nëse këtë e bëjnë së bashku.

“Sllovenia gjithmonë e ka përkrahur dhe do ta përkrah Maqedoninë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike mendoj se për këtë arsye procesi i integrimit do të jetë më i lehtë megjithëse nëse dimë atë ta bëjmë së bashku”, tha Milan Brglez, Kryeparlamentar i Sllovenisë.

Ndërkohë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e falënderoj homologun e tij slloven për përkrahjen që i bën Sllovenia Maqedonisë në procesin euro-integrues. Xhaferi tha se ndjehet nevoja e thellimit të bashkëpunimit me Republikën e Sllovenisë në të gjitha fushat e sidomos në pjesën e diplomacisë parlamentare.

“Pas bisedave që realizuam sot me kolegun tim unë jam më se i bindur se bashkëpunimi dhe përkrahja nga ana e Republikës së Sllovenisë e cila i jepet Republikës së Maqedonisë do të jetë më e thelluar dhe e zgjeruar në të gjitha aspektet dhe në të gjitha segmentet”, u shpreh Talat Xhaferi, Kryeparlamentar i Maqedonisë.

Xhaferi tha se në takim e ka informuar Brglezin për punën e Kuvendit, për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe për dinamikën e Kuvendit në pajtim me planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Kryeparlamentari i Sllovenisë  Milan Brglez pas takimit me Xhaferin me fjalë të njëjta iu drejtua edhe deputetëve në Kuvend.  Ai gjithashtu zhvilloi takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov.

Ndryshe Sllovenia është shteti i parë me të cilin Maqedonia ka lidhur marrëdhëniet diplomatike pas pavarësimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.