Mediat pro-qeveritare kanë informuar për takime tejet të rëndësishme të ministrave të BDI-së me gratë e Çairit nga kjo parti, transmeton Fakte. Lajmin e ka bërë publik vetë Forumi i gruas nga Çairi në FP e saj duke shkruar “Atë që premtuam po e realizojmë. Ngadalë por sigurtë. Sot realizuam takim me ministrin…”.
Kuotohet se kësi takime “të rëndësishme” kanë zhvilluar përveç ministrit të ekonomisë, edhe zv.kryeministri për MO, ai i ambientit jetësorë etj.
Prej fillimit të mandatit, ministrat e rinj të BDI-së kanë bërë publike edhe takimet me ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Takimet tjera ende mbahen në fshehtësi./FAKTE.Net