Synetim i 40 fëmijëve në Manastir

Rreth 40 fëmijë nga Manastiri dhe Resnja dje kishin synetim kolektiv në Bash Çarshinë e Manastirit, shkruan Fakte. Me nismën  e këshilltarit në qytetin e Bursës dhe në organizim të Shoqatës së miqve maqedono-turkë nga Manastiri, rasti i djeshëm është edhe rasti i parë i një synetimi grupor në këtë rajon.

N[ ceremëni ishin të pranishëm edhe myftiu i ManastiritAmet Rasimovski dhe i Resnjes Xhunejd Jashar. “Ky është një aksion humanitar për kryerjen e një obligimi mysliman. Në fillim kishte interesim të vogël, por me kohë u paraqitën numër më i madh i fëmijëve. Shpresojmë që kjo të bëhet traditë dhe vitin e ardhshëm të ketë edhe më tepër fëmijë të paraqitur” – deklaruan myftitë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *