Suzana Saliu nuk është më Drejtore e QMK-së, kthehet te Avokati i popullit

Ixhet Memeti, Avokat i Popullit në Maqedoni, ka dërguar një kërkesë te kryetari i kuvendit të Maqedonisë, për zgjedhjen e dy zëvendësve të tij në këtë funksion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shkresën zyrtare të Memetit, propozohen emrat e Suzana Saliut dhe Jovan Andonovskit, për zëvendës të tij.

Suzana Saliu ka qenë më herët zëvendëse e Avokatit të Popullit në vitet 1997-2006, ndërkaq nga 2011 është deputete e BDI-së. Tani për tani, Saliu udhëheq me Qendrën për menaxhim me krizat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *