Friday , April 23 2021

Suzana Saliu dhe Jovan Andonovski u zgjodhën si zëvendësa të Avokatit të Popullit

Kuvendi sot pasdite zgjodhi Vlade Bogdanosvski si anëtar i Këshillit Gjyqësor, ndërsa Suzana Saliun dhe Jovan Andonovski si zëvendës të avokatit të popullit.

Deputetët votuan edhe për Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e integrimeve evropiane mes qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës, Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për krijimin e fondit për Ballkanin Perëndimor, Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacioneve të klasifikuara si dhe Ligjin për ratifikimin e traktatit e krijimit të zyrës rajonale për bashkëpunim e të rinjve, transmeton TetovaSot.

Projektligji për punësimin e të diplomuarve e njëqind më të mirëve nga universitetet publike, Kuvendi do të votojë nesër pasi Komiteti për marrëdhënie ndëretnike do të deklarojë nëse do të votohet me dy të tretat e shumicës, me kërkesë të deputetit Talat Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *