Tuesday , August 21 2018

Surroi për çështjen e kufijve: Hashim Thaçi ia hapi një deriçkë Rusisë!

Publicisti Veton Surroi, përmes një shkrimi autorial ka vlerësuar se në shikimin nga Moska, “korrigjimi” (i kufijve) i Hashim Thaçit mund të shihet me buzëqeshjen e madhe të një rasti të mirë gjeopolitik.

Sipas Surroit, me këtë, Rusisë i hapen dy depërtime të mëdha strategjike: i pari si vazhdim i dëmtimit të demokracisë liberale dhe institucioneve të saj në hapësirën ish-komuniste dhe i dyti faktorizimi në politikën e sigurisë në Evropë, dhe kudo që Rusia konsideron se ka pika fërkimi me Perëndimin (si p.sh. në Siri).

“Në Kosovë këtë rast mund t’ia japë skenari që është në zhvillim e sipër për konferencë ndërkombëtare që do të ‘gjejë zgjidhje kompromisi për Kosovën’, e në të cilën Kosova do të insistonte të marrë pjesë SHBA-ja, e Serbia do të kërkonte praninë e Rusisë (me arsyetimin plotësues se çfarëdo marrëveshjeje për Kosovën duhet edhe ashtu të kalojë nëpër Këshill të Sigurimit të OKB-së, me bekimin e Rusisë)”, percjell Fakte.

Më poshtë e keni shkrimin e plotë:

Buzëqeshja e madhe ruse

Hashim Thaçi ia hapi një deriçkë Rusisë, por ajo është tepër e madhe për t’u mjaftuar me kaq.

1.

Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund të shihet me buzëqeshjen e madhe të një rasti të mirë gjeopolitik. Rusisë i hapen dy depërtime të mëdha strategjike: i pari si vazhdim i dëmtimit të demokracisë liberale dhe institucioneve të saj në hapësirën ish-komuniste dhe i dyti faktorizimi në politikën e sigurisë në Evropë, dhe kudo që Rusia konsideron se ka pika fërkimi me Perëndimin (si p.sh. në Siri). Në Kosovë këtë rast mund t’ia japë skenari që është në zhvillim e sipër për konferencë ndërkombëtare që do të “gjejë zgjidhje kompromisi për Kosovën”, e në të cilën Kosova do të insistonte të marrë pjesë SHBA-ja, e Serbia do të kërkonte praninë e Rusisë (me arsyetimin plotësues se çfarëdo marrëveshjeje për Kosovën duhet edhe ashtu të kalojë nëpër Këshill të Sigurimit të OKB-së, me bekimin e Rusisë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.