Friday , April 23 2021

Sulmohen shqiptarët, zv.ministri Nuhiu qetëson

Mbrëmë teksa kishin shkuar për të ndjekur ekipin e Shkëndijës në Shkup, katër të rinjë nga Tearca e Tetovës janë rrahur barbarisht nga huliganët maqedonas.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 para ndeshjes K.F Shkëndija- F.K Cracovia afër stadiumit Filip i Dytë. Të rinjtë me inicialet A.K (23), E.K (23) A.Sh(23) D.I (16) nga Tetova dhe A.B (22) nga Tearca, rrëfehen që u sulmuan nga një grup maqedonasish pa shkak dhe pa arsye, me shufra hekuri dhe armë të tjera.

Të rinjët janë transferuar në spitalin e Shkupit për kurrim dhe pasi kanë marrë trajtimin e duhur janë lëshuar për në shtëpi.

Edhe pse rasti është paraqitur ën policinë e Shkupit nuk është marrë asnjë masë dhe ngjarja është heshtur, ndërsa të rinjët sot kanë bërë denoncim edhe në Tetovë.

Zv.Ministri i policisë Agim Nuhiu në lidhje me rastin në fjalë ka deklaruar se “ministria e brendshme do ta shqyrtojë rastin në mënyrë profesionale”, që flet se ai ka besim të plotë në funksionimin ligjor dhe efikas të institucionit me të cilin ai udhëheq./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *