Friday , February 26 2021

SULMOHEN FIZIKISHT DHE VERBALISHT EKIPI I TV21 DHE A1ON, PERSONI I PALEGJITIMUAR DËBON GAZETARËT (video)

Shtyrje, fyerje dhe kërcënime janë bërë kundër ekipeve të gazetarëve të TV 21 dhe A1on, pasi ata ishin duke incizuar liqenin nga ujërat e zeza cila ka ndodhur në vendin e ndërtimit përballë ndërtesës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton Fakte.

Persona të pa legjitimuar kanë tentuar t’i përzënë ekipet e gazetarëve, pastaj, pasi ekipi u ka shpjeguar se ata nuk kanë të drejtë t’i thyejnë kamerat, ata me guxim u përgjigjen: “Do tua thyej bre”.

Personi tha se toka është private, edhe pse kjo i është dhënë në mënyrë shtetërore një kompanie nga ishujt Virgin.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, më herët u njoftua se ndërtesat e reja baroke në Shkup janë në gjendje kritike nga shiu i madh, përderisa edhe toka përreth godinës ka filluar të rrënohet edhe rreth disa objekteve.

Gjendje më kritike është përreth godinës së Ministrisë për Punë të Jashtme (MPJ), dhe Zyrës së policisë financiare dhe për shkak të sigurisë policia bllokoi të gjitha lëvizjet përreth godinave./TV21

https://youtu.be/x_9LZiUrKmY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *