Friday , February 26 2021

Sulmohen dy persona në Prishtinë, VETËVENDOSJE akuzon PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se sonte rreth orës 21:20 katër persona, nga të cilët dy të armatosur, kanë sulmuar dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! brenda në hollin e zyrës dhe para objektit. Dy nga sulmuesit ishin djemt e Sabit Gecit, Alban dhe Kushtrim Geci të cilët kanë të kaluar kriminale. Policia i arrestoi këta dy persona ndërsa dy të tjerë kanë ikur.Dy aktivistë të Lëvizjes janë therrur me thikë dhe po trajtohen në QKUK. Ky sulm është sulm i planifikuar ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe êshtë i papranueshëm. Të tilla sulme nuk e ndalin Lëvizjen në kauzën e saj të drejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *