Thursday , April 22 2021

Sulmi në Mynih, humbin jetën 3 shqiptarë

Shkon në tre numri i shqiptarëve të vrarë në qendrën tregtare të Mynihut, gjatë sulmit të djeshëm në qendrën tregtarë ku humbën jetën 9 persona, transmeton Fakte.

Dijamant Zabergja, është kosovari i tretë i cili është vrarë në sulmin terrorist në Munih. Lajmin e ka ka konfirmuar babai i tij në një status në Facebook ku ka shkruar se 21 vjeçari është vrarë nga “dora terroriste”.

 Ndërkaq dy vajza shqiptare dyshohet se janë mes viktimave të sulmit te djeshëm me armë në Mynih të Gjermanisë. Vdekja e Armela Segashit, 14 vjeçare, është konfirmuar nepermjet nje mesazhi ne rrjetetr sociale nga vellai i saj Arbnor Segashi. Përmes një postimi në Facebook të shkruar sot në mëngjes, ai ka bërë të ditur se motra e tij, Armela Segashi ka vdekur nga sulmet e mbrëmshme në Munih të Gjermanisë.
Nderkohe mbreme, nena e Armela Segashit, i ka thënë mediave se ne kete sulm ka humbur jeten dhe nje vajze tjeter shqiptare e quajtur Sabina Sulaj. Sipas Nazmie Segashit, nenes se Armeles, viktima tjeter Sabina Sulaj ka nenen nga Shqiperia dhe babain nga Kosova.
Zyrtarisht nuk dihet ende fati i Sabina Sulajt dhe nuk ka as ndonje konfirmim nga familjaret ne rrjetet sociale.  Dy vajzat mesohet se kane qene bashke ne qendren tregtare “Olimpia” ne momentin qe ndodhi sulmi me arme qe iu mori jeten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *