Shpërthimet janë raportuar më 12 gusht në qytetin e njohur për turizëm, Puket si dhe në Trang dhe Surat Thani.
Këto sulme janë kryer një ditë pasi një shpërthim e ka goditur qytetin Hua Hin duke vrarë një person dhe lënduar 20 të tjerë, gjysma prej të cilëve janë turistë.
Nuk është e qartë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve, por vëzhguesit e përmendin kohën kur janë kryer sulmet duke sygjeruar se ato janë kryer nga kundërshtarët e pushtetit ushtarak.
Lidershipi ushtarak që e ka marrë kontrollin me forcë e ka organizuar një referendum të suksesshëm fundjavën e kaluar për një kushtetutë të re që kritikët thonë se do të rrisë fuqine e ushtarakëve gjatë viteve të ardhshme.