Sunday , January 17 2021

Sulm terrorist në Zvicër, 6 të plagosur në tren

Gjashtë vetë u plagosën të shtunën pasdite kur një person ndezi zjarr dhe sulmoi njerëzit me thikë në bordin e një treni në Zvicër, transmeton Fakte.

Një nga të plagosurit ishte një fëmijë 6-vjeçar.

Personi që sulmoi ishte një zviceran 27-vjeçar i cili njoftohet se derdhi lëndë djegëse në vagon dhe pastaj i vuri zjarrin, sipas policisë. Ai u plagos gjithashtu në sulm dhe është transportuar në spital, së bashku me gjashtë viktima që po trajtohen për djegie dhe plagë me thikë.

Policia tha se dëmi i shkaktuar në tren arrinte në më shumë se 100 mijë dollarë.

Personi po udhëtonte mes qyteteve të Buchs dhe Sennwald në rajonin St. Gallen të Zvicrës Verilindore./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *