Sulm terrorist në Siri, humbin jetën 50 persona plagosen 170 të tjerë

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe rreth 170 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të dy bombave të vendosura në një kamion i cili drejtohet nga një kamikaz. Ngjarja është shënuar këtë mëngjes në Siri, në qytetin Qamishli i cili ndodhet në kufi me Turqinë, transmeton Fakte.

Menjëherë pas sulmit shteti islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit. ‘’Edhe 100 te vdekur e dhjetra te plagosur ky është rezultati i një operacioni martir i kryer në qytetin kurd” thuhet në mesazhin e shpërndarë në agjensinë e lajmeve të Isis.

Kryeqyteti i provinës al Hasaka, Qamishli banohet më së shumti nga një mazhorancë kurde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *