Sulm terrorist në Libi, 19 të vrarë, 80 të plagosur në Sirte

Në sulmin e mbrëmshëm vetëvrasës të kryer në qytetin libian Sirte, jetën e humbën jeten 19 persona dhe u plagosën rreth 80 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer nga pjesëtarët e organizatës terroriste DAESH ndaj forcave të qeverisë së unitetit kombëtar.

Zëdhënës i njësisë “Al-Bunyan el-Marsoos” pranë Qeverisë së Unitetit Kombëtar Muhamed el-Ghasri tha se sulmi ishte kryer nga dy makina bombë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marre organizata terroriste DAESH (ISIS).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *