Sulm terrorist në Bagdad, 80 të vrarë

Zyrtarët irakianë thonë se së paku 79 vetë janë vrarë nga një sulm me makinë-bombë i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në qendër të kryeqytetit Bagdad.

Të dhënat për numrin e personave të vrarë janë konfirmuar nga policia dhe zyrtarët spitalorë, që kanë folur në kushte të anonimitetit, meqë nuk ishin të autorizuar për të dhënë informacione për gazetarët, transmeton rel.

Në një postim në Internet, grupi militant Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm që ka ndodhur sot herët në mëngjes.

Kjo deklaratë e militantëve nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Me këtë sulm u goditën familjet dhe të rinjtë derisa bëheshin përgatitje për përfundimin e muajit të shenjt të Ramazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *