Sulm në Mogadishu, 13 të vrarë dhe 5 të plagosur

Të paktën 13 persona janë vrarë e 5 janë plagosur nga dy sulme me bomba në afërsi të hyrjes kryesore të aeroportit të Mogadishu, ka raportuar policia somaleze.

Gazetarët lokal kanë thënë se një prej shpërthimeve është aktivizuar nga një sulmues vetëvrasës në një makinë pranë një pike kontrolli, transmeton lajmi.net.

Tek të vrarët janë përfshirë roje sigurimi, ndërsa përgjegjës për sulmin është një grup militant islamik al- Shabab, aleat të al-Kaidës.

Nëntë prej të vdekurve ishin sigurim i OKB-së ndërsa tre të tjerë civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *