Të paktën gjashtë civilë u vranë në sulmin e ri ajror mbi vendbanimin Ibin në perëndim të Halepit, transmeton Fakte.
Sulmi është kryer nga avionët e ushtrisë ruse. Përfaqësuesit e mbrojtjes civile thanë se avionët rusë bombarduan vendbanimin në Ibin i cili është nën kontrollin e opozitës siriane.
Në këtë sulm humbën jetë gjashtë civilë ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë.
Është shkaktuar dëm i madh material në shtëpitë dhe objektet e biznesit. Avionët rusë e kanë bombarduar edhe qendrën e Halepit.
Në sulmin e djeshëm në rajonin Etarib humbën jetën 22 persona ndërsa 50 të tjerë u plagosën./AA