Tuesday , April 20 2021

Sulimani për TetovaSot: Në zgjedhjet e 11 dhjetorit një votë në Strumicë do të vlejë më shumë se një votë në Tetovë

Praktika e deritanishme ( e këtij viti ) e caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë e ka ngritur pyetjen e shtyrjes së tretë të tyre. Është ngritur një iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese nga partia UNITETI dhe PDSH-ja për kontestimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për me 11 dhjetor të këtij viti.

Edhe përskaj kësaj, aktivitetet e partive, takimet me qytetarët dhe sulmet e ndërsjella midis tyre nuk kanë të ndalur.

Analistët politik në lidhje me këtë temë kanë pikëpamje të ndryshme, por afrohen tek një pikë e përbashkët se aktivitetet e partive politike japin shenjën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 11 dhjetor të këtij viti.

Politikogolu Xhenis Sulimani në një prononcim për portalin TetovaSot vlerëson se partitë tashmë i kanë ndezur motorrët që të shkojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

 “Partitë tashmë i kanë ndezur motorët dhe po bëhen gati që të shkojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Me plotë vetëdije se në këto zgjedhje vota e popullit nuk dobtë jetë e barabartë në të gjitha njësitë zgjedhore.

Të vetëdijshëm se një votë në Strumicë do të vlejë më shumë se në Tetovë. Po si duket, politikanët tone janë shembull se nga pësimet kurrë nuk mësojnë.

 Edhe njëherë theksohet interesi vetanak dhe jo ai i përgjithshëm. Është dytësore vlera e votës së zgjedhësve me rëndësi të zgjedhurit të jenë në vend (kolltuk).

 Do të thotë pyetja thelbësore nuk do të duhej të ishte, a duhet të dalin votuesit në zgjedhje të paligjshme ku devalvohet vota e tyre!? Mendimi im është se nëse shkohet në zgjedhje populli legjitimon politikan në mënyrë të parregullt, që nënkupton se kriza do të marrë kahje edhe më të keqe.”, deklaroi Sulimani për TetovaSot.

 

Përndryshe, para disa kohësh u nënshkrua Marrëveshja e Përzhinos e cila ka për detyrë që ta nxjerr vendin nga kriza politike me një epilog përfundimtar të organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Fillimisht u caktuan dy data të mbajtjes së tyre, por të njëjtat u anuluan për shkak të mos plotësimit të kushteve, 11 dhjetori është data e tretë e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./TetovaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *