Friday , April 23 2021

Sulimani: Mos prisni që Bocvarski të premtoje projekte për Komunën e Likovës

Blagoj Bocvarski, kryetar i Komisionit të Transportit dhe Lidhjeve në LSDM dje mbajti një pres konferencë me ç`rast bisedoi për të gjitha gropat dhe gabimet e pushtetit aktual në politikën infrastrukturore në Republikën e Maqedonisë.

Bocvarski theksoi se me ardhjen në pushtet të LSDM-së, prioritet i kësaj partie në sferën e infrastrukturës do të jetë infrastruktura në tërë Maqedoninë Lindore.

Politikologu Xhenis Sulimani në një prononcim për portalin TetovaSot mban mendimin se nuk duhet interpretuar premtimet e politikanëve maqedonas për rajonet maqedonase.

“Maqedonia që moti funksionon në “struktura paralele” nëse mundemi kështu ta quajmë. Pjesa lindore është me shumicë maqedonase, ndërsa ajo perëndimore me shumicë shqiptare. Këtë ndarje natyrore tani e shfrytëzojnë partitë politike dhe individë të ndryshëm. Ndarja e Maqedonisë në 6 zona zgjedhore edhe më tepër e thellon këtë ndarje, në aspektin se secila zonë ka përfaqësues politik dhe secili përfaqësues politik jep përgjegjësi për rajonin për nga vjen; nga projektet infrastrukturore deri të ata kapitale.

Prandaj, nuk jam i mendimit se duhet të interpretohen deklaratat e politikanëve maqedonas kur premtojnë për Maqedoninë Lindore, por në atë moment duhet t’i pyesim politikanët shqiptarë, se edhe ashtu vinë të gjithë nga Maqedonia Perëndimore, se cilat projekte kapitale e kanë ndërmend t’i aplikojnë. Do të thonit që Maqedonia është një territor de jure i pandarë. Po! Pajtohem, megjithatë, praktikisht funksionon “pjesa jonë” dhe “pjesa juaj”. Lufta e politikanëve duhet të jetë luftë për projekte kapitale, që përmbushin apetitet dhe nevojat e qytetarëve. Ju pritni se Bocvarski, apo kushdo politikan tjetër që nuk është shqiptarë, do të premtojë projekt kapital në Komunën e Likovës? Komuna e Likovës ka lidership shqiptarë, ka deputet, së fundmi edhe pjesëtar direkt në ekzekutiv. Kështu funksionon politika sot: Mendo globalisht, vepro lokalisht.”, deklaroi Sulimani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *