Sunday , April 18 2021

Sulimani: Ekipi i Katica Janevës një dritë në “korridoret e errëta” të DSK-së

Politokologu Xhenis Sulimani në një prononcim për portalin TetovaSot komentoi ngjarjet e mbrëmshme midis ekipit të Prokurorisë Speciale Publike si dhe zyrtarëve policor.

Sipas Sulimanit, përshtypja se dyert e MPB-së janë dyer të MVRO dje pushtoi së ekzistuari.

“Dyert e MPB-së, apo siç njihen nga të a.q. “bombat” të MVRO-së/se pushtetit, kishin krijuar përshtypjen se janë të çelikta dhe kurrë nuk mund të hapen për interesin e përgjithshëm, por vetëm për interesa të ngushta klanore të pushtetit. Megjithatë kjo përshtypje pushoi së ekzistuari nga dita e djeshme, pas hyrjes së ekipit të Prokurorisë Speciale Publike në këto hapësira, për të ndezur një dritë në korridoret e errëta të MPB-se dhe DSK-së, institucione këto shumë të përmendura në “bombat” e opozitës.

Për shqiptarët, sidomos, “thyerja e dyerve të MPB-së” është një shpresë e madhe. Sepse nga aty ka nisur loti i shumë nënave shqiptare. Pothuajse secili proces që ka ngjallur dyshime si i montuar ka nisur pikërisht nga ato korridore.

Mendoj se është fillimi i fundit të kësaj garniture politike në pushtet e cila bazën e ka pasur në “korridoret e errëta të MPB-së”, deklaroi Sulimani për TetovaSot.

Përndryshe mbrëmë është tensionuar situata në hapësirat e ministrisë së punëve të brendshme në momentin kur një hetues i Prokurorisë Speciale Publike ka nisur që të fotografoj objektin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *