Tuesday , July 27 2021

“Suksesi” i radhës, pranohen 52 inspektor, vetëm 2 shqiptarë

Pas skandalit para 10 ditëve ku në konkursin e fundit të MPB-së, prej 600 policëve ishin pranuar vetëm 76 shqiptarë, ndërsa 520 maqedonas, edhe një skadal tjetër po i trondit shqiptarët e Maqedonisë të cilët diskrimonohen në mënyrën më c’njerëzore nga VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri, Nikolla Gruevski.

Në konkursin e fundit të MPB-së, për punësimin e 52 përmbaruesve, vetëm një ose dy shqiptarë, njoftojnë për gazetën “Lajm”, disa prej kandidatëve shqiptarë, që nuk janë pranuar në këtë konkurs. “Deri në momentin e fundit kishim premtime se do të respektohet përfaqësimi adekuat në këtë konkurs, por jemi të habitur tejmase kur morëm vesh se janë pranuar vetëm një ose dy shqiptarë. Kjo nuk është normale. Ne do të marrim masa, do të protestojmë ose do të futemi në grevë”, tha për gazeten “Lajm”, njëri prej kandidatëve të rëfuzuar shqiptarë.

Edhe përkundër tentimeve, këtë lajm nuk arritëm ta konfirmojmë zyrtarisht në MPB.

Ndryshe në konkursin e  fundit, prej 600 policëve ishin pranuar vetëm 76 shqiptarë, ndërsa 520 maqedonas. Zëvendësministri, Zemri Qamili tha se për kanditatë shqiptar është i pakalueshëm psikotesti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *