Friday , January 22 2021

“Suksesi” i radhës: Mbyllet USHT në Shkup

UT-ja ka pezulluar shumicën e fakulteteve të disperzuara në disa qytete te
Maqedonisë per këtë vit. Në hapësirat e këtyre fakulteteve në Shkup nuk kishte asnjë student tek po regjistrohet apo ndonjë derë e hapur që pret studentët e rinj, transmeton Fakte.

“Edhe përkundër faktit se regjistrimet per studentët e vitit të pare në USHT kanë filluar që në 16 gusht, në Fakultetet e dispersuara në Shkup nuk ka asnjë lloj gjurme nga këto regjistrime”.
Në njoftimin zyrtar per regjistrimin e studentëve të rinj nuk përmendet askund se fakultetet e disperzuara ne Shkup nuk do te funksionojne per këtë vit akademik.

“Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tetovës, prej 16-19 gusht do të zhvillohet afati i pare i regjistrimit te studenteve te rinj per vitin akademik
2016/2017”, njoftojnë nga UT-ja. Pas kërkesës së Alsat, nga USHT konfirmojnë se disa fakultete të disperzuara do të pauzojnë per këtë vit.

“Si rezultat i përfundrmit të disa analizave, si per cilesine e mesimdhenies, fondit të orëve në programet studimore dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm,
Universiteti ‘i Tetovës, përkatësisht organet kompetente kanë vendosur pauzimin e përkohshëm të studimeve të disperzuara në vitin e ardhshëm
akademik 2016-2017, per t’i eliminuar efektet negative në mbarëvajtjen e
procesit arsimor”, njortojnë nga UT-ja. Nga ky institucion theksojne se nuk bëhet fjatë për ndërprerje të studimeve në qendrat e lartpërmendura dhe se studentët aktual do të vijojnë normalisht ѕtudimet e filluarа në përputhje me kriteret per Formimin e grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *