Tuesday , July 27 2021

Suksesi i radhës i BDI-së, vendoset piktura e Branko Manojlovskit në Komunën e Dibrës

“Dje, në ambientet e Komunës së Dibrës së Madhe, në një atmosferë miqësore, kryetari i Këshillit të Komunës së Dibrës së Madhe, zoti Bashkim Mashkulli, bëri përurimin e portretit të aktivistit të mirënjohur me origjinë nga Reka e Epërme, Branko Manojloski, duke e konsideruar portretin e tij me vlera të mëdha në drejtim të vetëdijes tonë kombëtare shqiptare në zonën e Rekës së Epërme dhe jo vetëm kaq, por, edhe me gjerë tek shqiptarët ortodoks në Maqedoni”- shkruajnë në rrjetet sociale aktivistë të partisë shqiptare në pushtetm transmeton Fakte. Në fotografinë e lëshuar në këto rrjete shihet përkrahësi më i madh momental (pas Artan Grubit) i kryetarit të BDI-s[, Ali Ahmeti, Artin Spahiu me “xha Brankon”. Nuk bëhet e ditur, nëse vendimi për vendosjen e pikturës së Branko Manojlovski është sjellë nga ish myftiu i Dibrës, tani kryetar i saj, efendi Ruzhdi Lata, ose nga kryetari i BDI-së Ahmeti, si dhe a do të vazhdohet me vendosjen e pikturës së Manojlovskit edhe në institucionet tjera të udhëhequra nga kuadro të BDI-së./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *