Subhiu e Bedredini propozojnë, Aliu e Menduhi refuzojnë, maqedonasit fërkojnë duart

Regjistrimi i popullatës në shumë vende përbën çështje komplekse, por kur bëhet fjalë për ate kush sa është në Maqedoni, plas sherr i madh. Pastrimi i listës zgjedhore është pikënisja e shtjellimit të krizës politike në vend, para se të shkohet në zgjedhje parlamentare, dhe kjo ështeë e lidhur drejtëpërdrejtë me numrin e popullatës, raporton Fakte. Palët kanë ngecur në mbi 220 mijë qytetarë shumica absolute shqiptarë, nga të cilët mbi 170 mijë supozohet se jetojnë jashtë vendit dhe tentohet të ndahen në listë të veçantë dhe rreth 40 mijë të cilët nuk janë paraqitur në KSHZ për të vërtetuar vetëveten në listë.

Propozimi për listë të veçantë ka dalur nga KSHZ, një organ ky që supozohej të jetë gjysëm partiak dhe gjysëm profesional, e që në fakt është plotësisht partiak dhe ku BDI ka ish ministrin Subhi Jakupi dhe zv.Kryetarin Prekopuca ndërsa PDSH ish ministrin Bedredin Ibrahimi, që u fal nga Ivanov.

Tani, kinse Ahmeti dhe Thaçi nuk lejojnë fshirjen e shqiptarëve nga lista, ndërsa partitë maqedonase, posaçërisht OBRM-PDUKM fërkojnë duart se numri i shqiptarëve në Maqedoni do të bie nën 20%, me çka do të anuloheshin edhe ato pak të drejta që i gëzojnë si pasojë e luftës së 2001-shit, MO-së dhe ndryshimeve kushtetuese.

Ëndërrat, megjithatë, janë falas. /FAKTE.Net

image-0.02.01.ac701242ca0bf57a89e920cb646d323cfc83226bd860de033b82bfa5e616451e-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *