Wednesday , July 28 2021

Studimet e disperzuara në Maqedoni drejt dështimit

Universiteti i Tetovës i ka ndërprerë këtë vit fakultet e disperzuara, për vitin e parë. Si arsye përmendet numri i madh i të diplomuarve në disa drejtime, që më tej do të përballen me vështirësi në kërkimin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Organet e universitetin do të vendosin se cilat do të jenë vendimet e mëtutjeshme. Do të bëhet analizë nëse programet e tanishme studimore do të ndërrohen me tjera”, thonë nga UT-ja.

Pushim në funksionimin e studimeve të disperzuara për vitin e parë ka edhe në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, ku asnjë student nuk është regjistruar. Janë duke i shqyrtuar të gjitha argumentet rreth qëndrueshmërisë dhe arsyetueshmërisë së studimeve të disperzuara, ndërkaq do të dalin me vendim rreth kësaj çështje.

Tv Telma bën të ditur se një reduktim të studimeve të disperzuara mendon të bëjë Universiteti Kliment i Ohrit në Manastir, edhe pse vazhdojnë të jenë të hapura këto disperzime, ndërkaq profesoresha Grçeva e ka kritikuar një politikë të disperzimit. Ajo sugjeron disa masa që do të ndihmojnë në shfuqizimin e studimeve të disperzuara, duke marrë për shembull Kroacinë dhe Slloveninë.

Sipas Ministrisë së arsimit, studimet e disperzuara janë në kompetencë të institucioneve të larta arsimore, pra vendimin për t’i mbyllur studimet e disperzuara e marrin vetë këto institucione./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *