Monday , January 25 2021

Studentët mbajnë ‘orë mësimi’ para Kishës Ortodokse (video)

Grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të quajtur “Uniteti”, në formë simbolike e kanë mbajtur një orë mësimi prej 45 minutave, duke lexuar në kampusin e UP-së, para Kishës Ortodokse, transmeton Fakte.

Aurela Kadriu, studente e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës tha për Telegrafin se kanë dal për të kundërshtuar ideologjinë e prezencës së këtij objekti famëkeq dhe goxha të shëmtuar.

Sipas saj, ky objekt duhet të funksionalizohet për studentët, profesorët dhe punëtorët e UP-së.

“Nuk kemi dal për të kundërshtuar prezencën e këtij objekti pse kjo është një kishë ortodokse, por kemi dal për kundërshtuar nga aspekti ideologjik dhe urbanistik. Nuk mund ta mohojmë historinë se si është ndërtuar ky objekt dhe rrjedhimisht mendojmë që nuk duhet të jetë ky objekt këtu në këtë imazh”, tha ajo.

Ajo tha se ky objekt të jetë në shërbim të studentëve, e jo në shërbim të klerikëve fetare.

“Të funksionalizohet për student. Ne kemi dal që të lexojmë dhe prezenca kaq e madhe e këtyre policëve do të thotë shumë për ne”, tregoi qëllimin e daljes në protestë kjo studente e fakultetit sociologjik.

Përpos studentëve të cilët ishin ulur dhe lexonin me zë të lartë, aty ishte një kordon policor të cilët kishin dal në mbrojtje të kishës ortodokse që ndodhet brenda kampusit universitar. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *