Tuesday , July 27 2021

Studentët e UEJL Shkup, nesër në protestë

Studentët e UEJL-së në Shkup, nesër do të protestojnë para objektit të këtij Universiteti, njofton Alsat-M.

Protesta do të fillojë në orën 13:00. Edhe zyrtarisht mësohet se studentët e Shkupit nuk do të kenë mbështetjen e kolegëve të tyre nga Tetova.

Studentët e UEJL-së në Shkup, do të protestojnë kundër shkrirjes së këtij institucioni në universitetin Nënë Tereza dhe kundër shfrytëzimit të hapësirave të UEJL nga Universiteti Nënë Tereza (UNT).

Protestën e studentëve pritet ta mbështesin edhe stafi akademik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *