Friday , April 23 2021

“STS Textiles” nga Gjermania, investim në Veles, 1000 vende të reja të punës

Kompania gjermane “STS Textiles” ka nënshkruar kontratën me qeverinë e Maqedonisë për investim kapital në qytetin e Velesit, shkruan Fakte. Sipas ish kryeministrit Nikolla Gruevski, ish kombinati “Nonça Kamisheva” në Veles do të kalojë në shfrytëzim të plotë të investitorit gjerman, i cili është përzgjedhur ndër 100 kompanitë më inivative në Gjermani.

“STS Textiles” pritetet të eksportojë nga Maqedonia produkte nga industria e tekstilit që do të shfrytëzohen në industrinë e automobilizmit dhe në fusha tjera, ndërsa së shpejti do të punësohen 1000 persona nga Velesi. Me këtë, edhe Velesi, sikur Vallandova, Kavadari dhe qytete tjera nga pjesa lindore e vendit do të jenë një numër tejet të vogël të personave të papunësuar./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *