Saturday , July 24 2021

Strumicë: Padi penale për dy persona që thyen kazinon Senator para dy muajsh

Ju kujtohet videoja e para dy muajve që bëri xhiron, në të cilën shihej se si një person kishte demoluar me kopaç kayinon Senator në Strumicë? Ai, dhe një person tjetër kanë fituar padi penale nga prokuroria e Strumicës për këtë vepër, shkruan Fakte. 49 vjeçari A.B. dhe 34 vjeçari D.G. madje kanë përsëritur veprën, duke demoluar edhe kazinon “Masterbet” në Strumicë.

“Të akuzuarit kanë bërë dëm rreth 1.5 milion denarë” thuhet në akuzën e prokurorisë. Kazinot dhe bastoret kohëve të fundit janë shndërruar në biznesin më profitabil në Maqedoni, mirëpo edhe revolta e qytetarëve kundër tyre është në rritje./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *