Monday , April 19 2021

Strukturat e “BESËS” në sulme të koordinuara ndaj Gjeneralit të UÇK-së dhe opozitës së bashkuar shqiptare

Pas arritjes së marrëveshjes për koalicionim parazgjedhor mes partive jashtëparlamentare shqiptare në Maqedoni UNITETI, LR-PDSH dhe RDK, në të cilën ngeli partia BESA pa u kyçur edhepse bisedimet ishin të hapura dhe konstruktive deri në moment të fundit edhe nga kjo parti, frustracioni  tek straukturat e kësaj të fundit kanë arritur kulmin, shkruan Fakte. Nivele të ndryshme të strukturave të Besës, përnjëherë, në mënyrë masovike dhe siç duket të koordinuar kanë nisur një “luftë” të re në rrjetet sociale. Ata kanë hequr të gjitha postimet e para do kohe me të të cilat shprehnin fjalë miradie për Gjeneralin e dy luftërave çlirimtare, në Kosovë dhe në Maqedoni, Gëzim Ostrenin, tani kryetar i partisë Uniteti, dhe janë lëshuar në sharje dhe ofendime të gjeneralit të UÇK-së, kryesisht duke sulmuar moshën e tij të shtyrë, si dhe duke sulmuar opozitën e bashkuar shqiptare në Maqedoni.

Do të ishte e rrugës, që para se të kërkohet faji te dikush tjetër për mosprezencën e Lëvizjes BESA në nënshkrimin e koalicionit opozitar ditë më parë në Shkup, të kërkohet përgjigje nga vetë krerët e kësaj partie pse kjo (nuk) ndodhi.

Ndryshe, koalicioni parazgjedhor opozitar mes tri partive UNITETI, LR-PDSH dhe RDK qartë bëri të ditur se do të luftojë regjimin aktual për të kthyer dinjitetin e shqiptarëve si dhe do të ngel i hapur për zgjërim të mëtejshëm me subjekte tjera, por edhe me OJQ, intelektualë dhe faktorë tjerë të rëndësishëm në vend./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *