Nesër në sheshin qëndror të Strugës me fillim në ora 20:30, do të hapet për të 25-ën herë me radhë, festivali i këngëve dhe valleve shqipe “Këngë Jeho”, transmeton Fakte.
Ky eveniment kulturor ndër më të vjetrit për shqiptarët e Maqedonisë edhe këtë vit përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe organizative.
Festivali do të zgjasë tre ditë, respektivisht më datat 5,6 dhe 7 Gusht./Drini