Wednesday , November 14 2018

Stresi i kthehet policisë pas plagosjes së shokut: Ropt të gjithëve! (Video)

Ditën e hënë, 24 vjeçari Sidion Tabaku është plagosur me plumb në këmbë tek Shkolla e Bashkuar në Tiranë, pasi nuk u është bindur urdhërave të policisë për të ndaluar, percjell Fakte.

Tabaku i cili  rezulton të jetë mik me këngëtarin Arkimed Lusha, Stresin, është dërguar në Spitalin e Traumës, dhe atje kanë mbërritur edhe shokët e tij.

Grupi i shokëve të Tabakut, mes tyre Stresi, janë konfliktuar verbalisht me policët e spitalit, dhe kanë përdorur edhe një fjalor fyes.

Më herët Stresi ka  pretenduar se nuk është nxjerrë ende raporti i mjekëve për dëmtimet që ka Tabaku duke pretenduar se po fshihet ngjarja.

LEXO DHE :  Sekrete të industrisë së bukurisë, që s’do donit t’i dinit

Tabaku është një person i cili njihet nga policia, pasi është proceduar disa herë për vepra të ndryshme.

Ai është arrestuar fillimisht 8 vite më parë me akuzën e vjedhjes së një banese. Më pas në vitin 2015 ai është kallëzuar nga një vajze e re me akuzën e përndjekjes së vazhdueshme.

Gjithashtu është proceduar nga policia për drejtim mjeti pa patentë, dhe mosbindje ndaj policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.