Thursday , August 5 2021

Stoltenberg: Prani e shtuar e Rusisë në Ballkanin Perëndimor

NATO vëren prani të shtuar të Rusisë në Ballkanin perëndimor, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke cekur se Aleanca ndaj propagandës ruse do të përgjigjet me debat të hapur dhe me argumente.

Ai në konferencë për shtyp pas ditës së parë të takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve nga Aleanca, në pyetjen se sa është folur për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, theksoi se nuk ka konflikt me Rusinë, por se beson në të drejtën e kombeve sovrane për të vendosur për rrugën dhe ardhmërinë e vet.

“Pamë prani të përforcuar të Rusisë edhe në Ballkanin Perëndimor. Nuk do t’i përgjigjemi propagandës ruse me propagandë, por me debat të hapur, sepse besojmë se në rrugë të gjata argumentet dhe e vërteta do të mbisundojnë”, tha Stoltenberg.

Ai deklaroi se i ka parë raportet lidhur me përzierjen e shtetasve rusë në incidentet në Mal të Zi për ditën zgjedhore.

“Autoritetet në Mal të Zi po e hetojnë këtë dhe Serbia ndihmoi në grumbullimin e fakteve lidhur me incidentin”, theksoi Stoltenberg.

Ai porositi se beson në shoqëri të hapur, të lirë, demokratike, duke porositur se reformat dhe modernizimi i institucioneve të sigurisë do t’i përforcojnë vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Kjo do të jetë mënyra më e mirë që ata të jenë të gatshëm të mbrohen nga përzierje të jashtme”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se Mali i Zi ka treguar se sa mund të arrihet përmes integrimeve euroatlantike dhe e përshëndeti faktin që 15 anëtare tashmë e kanë ratifikuar Protokollin për inkuadrim të Malit të Zi.

“Por në rajon përparimi është në stagnim dhe pamë kthim prapa në reforma, kështu që duhet të bëjmë më tepër për t’i mbështetur reformat dhe stabilitetin me më shumë dialog politik, më shumë bashkëpunim praktik dhe bashkëpunim më të afërt me BE-në, sepse stabiliteti i Ballkanit Perëndimor sjell më shumë siguri në Evropë”, shtoi Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *