Wednesday , January 20 2021

Stoilkoviçi mysafir i Medvedevit, Rusia garanton integritetin territorial të Maqedonisë dhe mosndryshimin e emrit

Kryetari i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni Ivan Stoilkoviq ka udhëtuar për Moskë, raporton Fakte. Ai në ftesë të kryetarit të partisë ruse “Edinstvena Rusija” Vladimir Medvedev është i pranishëm në Kongresin e 15 të kësaj partie.

Ajo që është me interes për vendin tonë është fakti se në këtë Kongres do të sillet Deklaratë me të cilën garantohet integriteti territorial dhe sovraniteti i Maqedonisë dhe i tërë Ballkanit, shkruan Fakte.Gjithashtu me rëndësi për ne është fakti se në këtë Deklaratë do të garantohet mosndryshimi i emrit të Maqedonisë.

Me këtë, të gjitha shpresat e shqiptarë dhe qytetarëve tjerë, por edhe premtimet e partisë shqiptare në qeveri se emri do të zgjidhet dhe procesi i integrimit të amaqedonisë më në fund do të zhbllokohet, bien në ujë. BDI edhe publikisht ka deklaruar se të gjitha çështjet, edhe ato etnike, i ka lënë në plan të dytë, në favor të integrimit./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *