Ish zv.kryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski sipas informacioneve të fundit së bashku me familjen e tij është shpërngulur në Uashington të SHBA-ve, transmeton Fakte.
Stavreski atje ka apartament luksoz në lagjen elite Betesta të Uashingtonit, ndërsa u dorëhoq disa muaj më parë nga funksioni të cilin e ushtroi me vite, derisa dorëheqjen e arsyetoi për shkaqe shëndetësore.
Gjatë kohës sa ishte në funksion, Stavreski është përfshirë në shumë skandale. Ai gjithashtu në njërën nga bisedat e publikuara i ankohet bashkpunëtores së tij më të ngushtë për politikat e këqija finansiare të Maqedonisë, duke i thënë”Ne jemi të çmendur! Ne jemi të çmendur! Nuk kemi para për bukëm e harxhojmë për çokoklata”./FAKTE.Net