Friday , October 19 2018

Stanaj emocionon publikun, këndon “Shqipërinë e dua” bashkë me mijëra të pranishëm

Ngjarja më e përfolur këto ditë është “Sunny Hill Festival”.

Artistët me famë botërore kanë ardhur në Kosovë të perfomojnë para fansave të tyre shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Në mesin e tyre është edhe reperi Stanaj, i cili ka kënduar në natën e parë të festivalit, kur këndoi edhe Dua Lipa.

Në një video që ka publikuar modelja Emina Cunmulaj, shihet teksa Stanaj ‘elektrizon’ publikun duke kënduar “Shqipërinë e dua” para mijëra të pranishmëve.

“Zemren Mal @stanaj. Nëse nuk e ke ditur, tani e di”, ka shkruar ajo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.