Thursday , April 22 2021

Stamboll, shpërthim në aeroportin Ataturk

Mësohet se në aeroportin Ataturk në Stamboll, ka ndodhur një shpërthim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve paraprake, theksohet se në shpërthimin të ndodhur në Terminalin e linjës së jashtme të aeroportit ka të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur një numër i madh i policëve, zjarrfikësve dhe ekipet shëndetësore.

Ekipet shëndetësore kanë bërë ndërhyrjen e parë ku të plagosurit u transferuan në spitale, ndërsa aeroporti u mbyll për hyrje dhe dalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *