Wednesday , April 21 2021

Stagnojnë negociatat, vazhdimi pas pushimeve, në fund të muajit gusht

Ndërmjetësi ndërkombëtar Aivo Orav, lideri i LSDM-së Zoran Zaev si dhe liderë tjerë pjesëmarrës në negociatat për dalje nga kriza tanima kanë prekur destinacionet e tyre për pushime verore, raporton Fakte. Sipas burimeve brenda partive, negociatat nuk do të ndërpriten krejtësisht, mirëpo ato do zhvillohen me intenzitet tejet të ulët, në nivel bilateral partiak dhe vazhdimi i tyre pritet të ndodhë vetëm pas 10 ose 15 gushtit. Atëherë është paraparë të jepet edhe impulsi i fundit për të formuar qeverinë teknike 100 ditëshe para zgjedhjeve që do të mbaheshin deri në fund të këtij viti kalendarik. Magjithate, edhe përskaj avansimeve të mëdha në bisedime drejt përafrimit të qëndrimeve të kundërta të palëve, akoma nuk mund të thuhet përfundimisht nëse do të jetë e mundur që katër partitë pjesëmarrëse në negociata të plotësojnë kushtet e parapara ndërkombëtarisht që zgjedhjet të jenë legjitime, kredibile dhe të pranueshme nga të gjitha palët./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *