Tuesday , July 16 2019

Stadium me reflektor në Hasanbeg të Shkupit (Foto)

Sot në mënyrë solemne në Hasanbeg të Shkupit u shënua fillimi i ndërtimit të reflektorëve për ndriçimin e stadiumit të KF Fortuna e cila garon në ligën e tretë futbollistike (Veri) shkruan Fakte.

Ndër mysafirët e shumtë në shënimin e punimeve ishin edhe kryetari i komunës Gazi Babês Boris Georgievski, drejtori i ARSM-së Darko Kaevski si dhe sportistë e banorë të këtij vendbanimi.

Sipas projektit te paraparë në të ardhmen në stadiumin e Hasanbegut do të zhvillohen ndeshje edhe ne mbrëmje gjë që është për të përshëndetur kur dihet se klubi momentalisht garon në ligën e tretë.

Vlen të ceket se pos ekipit parë, në këtë stadium stërviten dhe grupmoshat e reja të Fortuna09./Fakte.net

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *