Tuesday , July 27 2021

Spitali në Kumanovë: “Temperatura nuk është gjendje urgjente”

Spitali i Kumanovës që moti garon për vendin e parë për kushte çnjerëzore për shërim, mungesë të preparateve bazë dhe korrupcionit të lartë, por së fundmi po befason edhe me sihariqe unike me rregullat për të sëmurët, shkruan Fakte. Mjekët në këtë spotal kanë shkruar një lajmërim në derë, në të cilën ka një shigjetë lartë dhe njoftim në gjuhë maqedonase “Temperatura nuk është gjendje urgjente”.

Nuk bëhet e qartë nëse bëhet fjalë për temperaturën e lartë në ajër, që së fundmi ka kapluar vendin tonë, apo për temperaturën e lartë trupore që mund të ketë ndonjë pacient. Por sidoqoftë, një gjë është e qartë: mjerimi, amaterizmi dhe injoranca tanimë ka kapluar fortë çdo sferë të jetës sonë./FAKTE.Net

image-0.02.01.bd7828fac40d77fc5e0aec815953554f4752c66994a94fd8cfef1a03e11db0d0-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *