Tuesday , June 22 2021

Spitali i Qytetit nuk pranon raste urgjente, ashensori nuk punon

Spitali i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ka 9 ditë që nuk pranon raste urgjente për arsye skandaloze- ashensori qenka i prishur, thonë nga LSDM.

Në Spital ka një njoftim nga drejtoresha Jasminka Çabukovska, deri tek mjekët dhe personeli mjekësor, që rastet urgjente të drejtohen në shtëpitë e tjera shëndetësore. Njoftimi është publikuar më 10 shkurt dhe në të qëndron se ashensori do të rregullohet në afat prej 3 ditësh, deri më 13 shkurt. Sot jemi 19 shkurti dhe ashensori në Spitalin e Qytetit nuk punon. Njerëzit nuk janë të informuar se ardhja deri në Spital është vetëm humbje kohe. Disa prej tyre, ky joseriozitet nga ana e udhëheqësisë së spitalit, mund të ju kushtojë edhe me jetë, thonë nga LSDM.

Sipas LSDM-së kjo është një dëshmi klasike për prioritetet kriminele të qeverisë në ikje, e cila për 10 vite interesohet vetëm tenderat e jo shëndetin e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *