Speciallcat serb rruges për Shkup, Gruevski nuk lejon FSK-në e Kosovës të ndihmojë

Pas bisedës së mbrëmshme mes ministrave të brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë Mitko Çavkov dhe Nebojsha Stefanoviq, pasditën e sotshme kolonë me policë dhe zjarrfikës serb janë nisur drejtë Shkupit, shkruan Fakte. Në kolonë janë të përfshirë rreth 20 përfaqësues policor dhe zjarrfikës me kamionë-pumpa dhe mjete tjera për të ndihmuar në gjendje të jashtëzakonshme. Edhe qyteti i Beogradit ka dërguar ekipe të ndërmarrjes komunale të qytetit.

Nga burime diplomatike Fakte kupton se autoritetet e Maqedonisë nuk kanë lejuar ndihmën e FSK-së dhe të institucioneve tjera kosovare, edhepse një ndihmë e tillë është ofruar nga Prishtina./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *