Tuesday , July 27 2021

Specialja rumune konfsikon pasurinë e ish kryeministrit Ponta

Drejtoria kombëtare e Rumanisë për luftë kundër korrupsionit, konfiskoi një pjesë të aseteve të ish-kryeministrit rumun Viktor Ponta, në vlerë prej 220.000 euro, në kuadër të procesit penal që udhëhiqet kundër tij nga ana e kësaj prokurorie speciale dhe drejtores se saj Laura Koveshi, njoftuan mediat rumune, transmeton Fakte.

Ponta është akuzuar për marrjen e 220.000 eurove ryshfet për të siguruar se politikani Sebastian Gita do të jetë në listën e kandidatëve të partisë për deputet në zgjedhjet e vitit 2012.

Sipas mediave rumune, konfiskimi i pasurisë është bërë më 12 tetor, kur Viktor Ponta ishte ftuar për marrje në pyetje në zyrat e Drejtorisë në Ploeshti dhe ka të bëjë vetëm me një shtëpi në pronësi të tij, e jo me ndonjë prone tjetër të tij ose pronë të Sebastian Gita, kundër të cilit udhëhiqet hetim.

Viktor Ponta, i cili është nën mbikëqyrje të gjykatës për një periudhë prej 60 ditësh, ndiqet penalisht mbi këtë rast për veprat: keqpërdorim i ndikimit dhe autoritetit me qëllim të përfitimeve materiale për vete ose për të tjerët dhe pjesëmarrje në pastrimin e parave.

Drejtoria kombëtare e Rumanisë për luftë kundër korrupsionit, pohon se Ponta si kryetar i Partisë Socialdemokrate, e ka shfrytëzuar autoritetin e tij që Sebastian Gita të caktohet kandidat në njësinë zgjedhore ku kjo parti do të kishte një fitore të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *