Saturday , January 23 2021

Spasovski: Të zgjidhet Qeveri e re

Sekretari i përgjithshëm i LSDM, Oliver Spasovski, dje ka qëndruar në mesin e qytetarëve të rajonit të Rekës, transmeton Telegrafi Maqedoni. Në Zhirovnicë ai ka biseduar me qytetarët për problemet dhe nevojat e kësaj an.

“Në çdo anë të Maqedonisë pamje e njëjtë, jetesë e vështirë, probleme të shumta por edhe shpresë që shumë shpejtë do të ndodhin ndryshime demokratike që Maqedonia të ec para në një ardhmëri më të mirë dhe më të sigurt”, ka thënë Spasovski në Zhirovnicë.

Spasovski gjatë takimit me banorë të kësaj ane dhe anëtarë e simpatizues të LSDM ka deklaruar se kriza në të cilën  ka futur Maqedoninë OBRM-PDUKM me Nikolla Gruevski, duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe të zgjidhet një qeveri e re, e besueshme, demokratike dhe e përgjegjshme e cila do të merret me zgjidhjen e problemeve në interes të të gjithë qytetarëve.

“Sa më shpejtë që është e mundur duhet që të përfundojë kjo krizë të cilën e nxiti Nikolla Gruevski. Çdo ditë e kaluar me këtë qeveri kriminale sjell dëme të reja për qytetarët e Maqedonisë. Vërtetim i fundit për këtë është shkurtimi i mjeteve nga fondet IPA për shkak të politikave të gabuara të pushtetit në ikje dhe mos zbatimit të reformave”, ka thënë mes tjerash Spasovski para banorëve të Rekës.

Përndryshe mbrëmë i ka vizituar edhe qytetarët e Jançes ku dhe ka marrë pjesë në iftarin e shtruar për hir të muajit Ramazan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *