Thursday , November 15 2018

Spasovski në Tiranë: Nënshkruhet plani i përbashkët për luftën kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor

Në vitet e fundit, sfida kryesore e sigurisë për të gjithë ne ishte, por ende është, lëvizja e emigrantëve dhe refugjatëve që kalojnë me intensitet më të vogël ose më të madh nëpër territoret e vendeve tona, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një fjalim në Forumin e Ministrave për Punë të Brendshëm dhe Drejtësisë, BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Tiranë, në kuadër të presidencës austriake me Këshillin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke folur në seancën e dedikuar për politikat dhe sfidat e migracionit, Ministri Spasovski si më të favorshëm e vlerësoi situatën aktuale të sigurisë në vend, duke theksuar ndihmë e madhe nga BE-ja, kryesisht, për forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare duke ofruar asistencë teknike dhe këshillimore, trajnime dhe nga prania e vazhdueshme e punonjësve të policisë nga rajoni dhe vendet e BE-së, që marrin pjesë në operacione të përbashkëta kufitare në kufirin jugor dhe me sukses po ballafaqohen me sfidat e emigracionit”, njoftojnë nga MPB.

Gjithashtu, Ministri Spasovski theksoi edhe disa fusha të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit dhe aktiviteteve në sferën e politikave të migrimit, të cilat në përgjithësi përmirësojnë standardet dhe funksionalitetin e institucioneve në trajtimin e këtij problemi./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.