Monday , October 22 2018

Spasovski: Fajzi Aziri është arrestuar, po kërkohen Demiri dhe Ismailoviq

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i pyetur sot në lidhje me arrestimin e Fejzi Azirit, i akuzuar në rastin “Monstra” tha se arrestimi nuk është bërë vonë, por në kohën kur është kërkuar.

“Në lidhje me arrestimin, kjo nuk ka qenë aspak vonë. Në momentin kur është gjetur personi është siguruar me roje në Klinikën për Pulmologji. Ne në të njëjtin moment nuk mund t’i informojmë të gjitha mediat, më pas i njoftuam mediat, dhe kemi njoftuar burgun që ka lëshuar fletarrest, gjegjësisht kërkesë për arrestimin e tij. Kështu që në këtë pjesë rasti është zbardhur tërësisht”, ka thënë ministri Spasovski, përcjell Fakte.

Në lidhje me dy personat që janë të akuzuar në rastin “Monstra”, Spasovski ka thënë se kanë informacione si për ta, por edhe për të arratisurit në raste tjera, por se nuk mund t’i ndajnë ato informacione me opinionin.

“Në lidhje me personat që janë në arrati edhe në këtë rast dhe në tjerat kemi informacione të caktuara por të cilat nuk mund t’i shpërndajmë në opinion, kështu që ata persona po i kërkojmë. Shërbimet në MPB të cilët merren me këto raste po i analizojnë, bëjnë kontrolle dhe në momentin që do të sigurojmë të dhënë relevante atëherë mund të realizojmë aksion”, ka shtuar Spasovski. /SHENJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.