Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, në një intervistë për TV NOVA, ai u tregua si viktimë i opozitës dhe të policisë. Në të njëjtën intervistë, zëvendësministri s’është pyetur dhe nuk ka sqaruar edhe për atë se pse e ka vozitur veturën zyrtare jashtë orarit të punës, ndërkaq gjatë kohës që siç deklaron ai se ka qenë i rrezikuar nga “disa persona”, pse është paraqitur një person tjetër i cili tha se ai e ka vozitur veturën, njofton Portalb.

Ai thotë se e kanë ndjekur disa kriminelë dhe ka tentuar që ta hapë derën, deklaratë e cila dallon nga versioni i policisë.

“Kam tentuar të ikë nga sulmuesit. Pasi që kam qenë i ndjekur nga persona të panjohur dhe kam vazhduar të vozisë deri prapa Kadastrit dhe kam ndaluar. Atje kam dalë dhe e kam parë se dy vetura pasi që janë parkuar nga ku kanë dalë persona me armë dhe persona që më kanë sulmuar në dy udhëkryqe. Kam tentuar të bisedoj me personat me armë në dorë, por menjëherë është përdor forcë ndaj meje, dhe është drejtuar arma nga unë. Me asgjë s’e kam merituar një trajtim të tillë, që të drejtohet arma nga unë. Disa momente më vonë erdhi policia dhe sulmuesi me pistoletë është tërhequr. Shumë persona erdhën, edhe pse kam qenë i ndjekur dhe dy herë kanë dashur që të më sulmojnë fizikisht. Aty e vërejta se ka konstruksion kriminel të policisë, për kurdisje për degradimin e reputacionit tim, pasi që pata rrezik për jetën time patjetër e pata që ta lëshoj vendin”, arsyetohet Spasov.

Për më shumë ndiqeni videon: