Spanja kapitullon Shqipërinë, Italia përmbys në limite Maqedoninë

Ka përfunduar me rezultatin e përgjithshëm 0-2 ndeshja Shqipëri-Spanjë e vlefshme për turnin e tretë të ndeshjeve në grupin G. Shqipëria ndryshe nga dy ndeshjet e para është treguar e pafuqishme për të rezistuar ndaj iberikëve që me fillimin e pjesës së dytë kanë gjetur golin e avantazhit falë një gabimi të Etrit Berishës që solli ndëshkimin nga Diego Kosta ndërsa vulën e vendosi Nolito në minutën e ’65. Me këtë humbje Shqipëria kalon në vendin e tretë në grup, të cilin e ndan me 6 pikë me Izraelin. Ndërkohë që në ndeshjet e tjera Italia ka përmbysur rezultatin në 3-2 ndaj Maqedonisë dhe kryeson grupin bashkë me Spanjën me 7 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *