Thursday , November 15 2018

Sot shënohet Dita Botërore kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit

Me 9 nëntor 1938 nisi gjenocidi ndaj hebrenjve, i cili njihet si më i madhi në historinë njerëzore.

Po kjo filloi edhe më herët qysh në vitin 1933, e deri më 1945 u vranë miliona njerëz nga regjimi nazist. Në përgjithësi rreth 11 milionë njerëz, shumica e tyre hebrenj, u vranë në mizoritë e shtetit nazist.

Ky gjenocid u bë i njohur si Holokausti. Dhuna sistematike kundër popullit hebre filloi me “Kristallnacht”, masakër kjo që ndodhi më 9 nëntor 1938, kur shtëpitë e hebrenjve, dyqane dhe vende adhurimi u sulmuan në të gjithë territoret e pushtuara nga nazistët.

Emri “Kristallnacht” do të thotë “Nata e xhamit të thyer”.

Dita Ndërkombëtare Kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit shënohet për t’u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërive për t’i dhënë fund urrejtjes.

Nuk ka pasur paralajmërime nga institucionet për ndonjë manifestim në Kosovë, që do të shënonte këtë ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.