Tuesday , June 22 2021

Sot seanca ndaj aktivistëve të VV -së të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar seanca fillestare kundër zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale: Kryerja e veprës penale terroriste të Kodit Penal të Kosovës.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi, ka shkruar se ky është gjykim haptazi politik dhe të gjitha provat e siguruara nga Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të VV-së.

“Kështu ka ndodhur edhe me rastin e akuzimit dhe gjykimit të aktivistit të Lëvizjes VV, Trim Gashit, kinse për sulm ndaj eskortës së Kryeministrit, ai është liruar i pafajshëm nga e njëjta Gjykata Themelore në Prishtinë, që e ka mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj. Nëse kemi Gjykatë të pavarur, të drejtë dhe që punon në bazë të ligjit, të gjithë aktivistët, duhet të lirohen të pafajshëm, por kush do të përgjigjet për vrasjen e Astrit Deharit, i cili u paraburgos për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për këtë rast të inskenuar politik”, ka shkruar ai në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *